Lajm i mirë për Milan, ylli i madh shërohet nga koronavirusi

18:04 | 19 Tetor 2020

Leo Duarte shërohet nga Covid-19.

Mbrojtësi brazilian, Leo Duarte, ka pranuar sot rezultatet e testeve për Covid-19 dhe ato janë negative, bën të ditur ‘Sky Sport Italia’.

Mbrojtësi rezultonte pozitiv gjatë muajit shtator dhe ishte lojtari i parë i Milan që infektohej nga ky virus.

Edhe Zlatan Ibrahimovic rezultonte pozitiv, por ai e kaloi virusin më herët, madje shënoi dy herë në ‘Derby della Madonnina’.

Duarte tashmë do të jetë i gatshëm që të kthehet në stërvitjet e plota me ‘Rossoneri’.

Në anën tjetër, Matteo Gabbia vazhdon të jetë në luftë me virusin dhe duhet edhe pak kohë për rikuperimin.

Komento: