Lajm i mirë për Milanin, po kthen dyshja Ibrahimovic-Giroud

23:36 | 21 Tetor 2021

Stefano Pioli ,shpreson që më në fund të ketë në dispozicion sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud për një periudhë të gjatë kohore pasi të dy pësuan probleme me lëndime në fillim të sezonit.

Vetë Pioli shpjegoi situatën me Ibra dhe Giroud në fillim të shtatorit, duke u shprehur se “Ibrahimovic dhe Giroud janë dy lojtarë të mëdhenj, me karakteristika të ndryshme. Olivier na jep një pikë referimi për thellësinë dhe praninë në zonë, Zlatan tani është një playmaker sulmues, i pëlqen të prekë më shumë topa dhe të mos qëndrojë i qetë brenda zonës. Unë mendoj se kur të dy janë në 100%, shpresoj se së shpejti, ne mund të përpiqemi t’i bëjmë ata të luajnë së bashku”, kishte deklaruar Piloi, përcjell ORAinfo.

Dëshira për t’i luajtur bashkë në situatat e duhura ekziston, por dyshja janë torturuar nga probleme të ndryshme fizike në fillim të sezonit ndaj duhet kohë./ORAinfo/

Komento: