Lajm i mirë për tatimpaguesit që kanë borxhe ndaj ATK-së, këtë vendim e mori Qeveria Hoti

09:26 | 28 Janar 2021

Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se do të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, deri më 30.04.2021

Njoftimi i plotë i Hotit:

Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:

Të shtyjë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së deri më 30.04.2021.

Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK-së nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Komento: