Lajm i mirë: Pfizer thotë se vaksina kundër koronavirusit është 94 përqind efektive te personat mbi 65 vjeç – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i mirë: Pfizer thotë se vaksina kundër koronavirusit është 94 përqind efektive te personat mbi 65 vjeç

15:54 | 18 Nëntor 2020

Vaksina për COVID-19: Pfizer thotë se është 94 përqind efektive te personat mbi 65 vjeç.

Vaksina për COVID-19, e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, duket se mbron 94 përqind personat mbi moshën 65 vjeçare.

Të dhënat që janë publikuar nga faza e tretë e testimit sugjerojnë se vaksina është njëlloj efektive për njerëzit e të gjitha moshave, racave dhe etnive.

Kompanitë kanë thënë se do të aplikojnë për autorizim për përdorim emergjent në SHBA.

Gjetjet bazohen në dy dozat që i janë dhënë më shumë se 41,000 njerëzëve në gjithë botën.

Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhëna paraprake që tregojnë se vaksina ofronte 90 përqind mbrojtje nga COVID-19 dhe se nuk ka asnjë shqetësim që mund të ketë efekte anësore.

Pas këtij lajmi të mirë, erdhi edhe një lajm tjetër i jashtëzakonshëm për një tjetër vaksinë, të prodhuar nga kompania amerikane Moderna, e cila besohet se ofron 95 përqind mbrojtje.

Të dhënat e sotme nga Pfizer dhe BioNTech sugjerojnë se vaksina është 95 përqind efektive, bazuar në 170 rastet e zhvillimit të COVID-19 tek vullnetarët – ku vetëm tetë ishin në grupin që i është dhënë vaksina, duke sugjeruar që ofron mbrojtje të mirë.

Edhe pse të dhënat e plota të testimit akoma nuk janë publikuar, kompanitë thonë se nuk ka pasur shqetësim për efekte anësore. Por, megjithatë kanë vërejtur kokëdhembje dhe lodhje në rreth 2 përqind të vullnetarëve që e kanë marrë vaksinën.

Komento: