Lajm i mirë: Rikthehet Cristiano Ronaldo

16:29 | 21 Prill 2021

Po rikthehet Cristiano Ronaldo.

Ronaldo do të rikthehet në fushë për Juventusit në takimin e sotëm kundër Parmës në Serie A, por mbrojtësi Merih Demiral do të mungojë shkaku i lodhjes muskulore.

Të mërkurën në mesditë trajneri Andrea Pirlo e publikoi listën me lojtarët e ftuar për takimin e Serie A kundër Parmës.

Ndeshja mes Juventusit dhe Parmës zhvillohet në Allianz Stadium në orën 20:45.

Ronaldo mungoi në humbjen e Juventusit kundër Atalantës të shtunën, për shkak të një dëmtimi të vogël.

Por sulmuesi portugez e ka tejkaluar atë pengesë dhe pritet të luajë titullar përkrah Paulo Dybalas kundër Parmës.

Qendërmbrojtësi Merih Demiral do të mungojë për shkak të lodhjes muskulore, derisa Federico Chiesa mungon shkaku i një dëmtimi muskulor që e pësoi kundër Atalantës.

Komento: