Lajm i zi nga Gjakova: Ndërron jetë trajneri i njohur

17:16 | 15 Maj 2020

Ka ardhur një lajm i zi nga Gjakova, ku ka ndërruar jetë trajneri i njohur.

Një lajm i kobshëm e ka goditur sot familjen Dafota nga Gjakova, komunitetin futbollistik gjakovar dhe atë mbarë kosovar.

Trajneri 25-vjeçar në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të klubit futbollistik Vëllaznimi, Ardren Dafota, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar për Olle nga persona të afërm me Dafotën.

Ai vuajti nga leukemia akute, e cila ia mori jetën për një kohë të shkurtër.

Ardreni ishte trajnues edhe në disa projekte zinxhirore të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Komento: