Lajm katastrofal për Tottenam, ylli i madh do të mungojë tre muaj

18:32 | 07 Janar 2020

Lajm i keq për tifozët e Tottenham Hotspur.

Jose Mourinho do të ketë një problem shtesë, pas operimit të yllit të Tottenham.

Moussa Sissoko është lojtari tjetër që i shtohet listës së mungesave tek Tottenham, duke vështirësuar kështu punët për trajnerin Mourinho.

Faqja zyrtare e Tottenham bën të ditur se Sissoko i është nënshtruar një operimi në gju, dhe e ka mbyllur me sukses, transmeton lajmi.

Mesfushori do t’i mungojë skuadrës së tij për tre muaj, dhe do të kthehet në stërvitje në fillim të prillit.

Kujtojmë se së fundmi te Tottenham është lënduar edhe Harry Kane.

Mbetet të shihet se si Jose Mourinho do t’i mbulojë këto mungesa të rëndësishme për skuadrën.

Komento: