Lajm katastrofal për Tottenham, po largohet ylli i madh

23:52 | 29 Mars 2020

Duket Kane ka ndendosur t’i japë fund aventurës në Tottenham.

Harry Kane ia ka hapur dyert Manchester Unitedit, Barcelonës, Real Madridit, Juventusit e shumë klubeve tjera të mëdha evropiane që e duan sulmuesin anglez në skuadër.

Në një bashkëbisedim me fansat në rrjetet sociale, kapiteni i Tottenham u pyet nëse do të qëndronte përgjithmonë te “Spurs”, por përgjigja e tij ishte si një mesazh i qartë për drejtuesit e klubit, se nëse nuk ndërtojnë skuadër konkurruese, do të largohet.

“Është një nga ato pyetje që nuk mund t’u përgjigjem as me po dhe as me jo”, u shpreh ai.

“Unë i dua Spurs dhe do t’i dua përgjithmonë, por nëse nuk shoh që skuadra po rritet dhe po konkurron për objektiva të rëndësishëm, nuk mund të rri”.

“Pra mund të largohem shpejt, por mund të rri edhe përgjithmonë aty”.

“Jam lojtar ambicioz dhe dua të jem pjesë e një klubi që lufton për objektiva madhorë, por edhe Tottenham mund të jetë një i tillë, qëndrimi im varet nga ekipi se si do të jetë”.

Harry Kane vijon të punojë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave prej kohësh, ndërsa ndërprerja e futbollit dhe shtyrja e Kampionatit Europian, duket se ishin “lajme të mira” për sulmuesin anglez pasi ditë pas ditë është më mirë.

Kane për një kohë të gjatë ka qenë objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane dhe kjo verë do të jetë e zjarrtë në luftën për t’i siguruar shërbimet e një pres sulmuesve më të mirë aktualisht.

Komento: