Lajm shumë i keq për Maqedoninë e Veriut para ndeshjes me Kosovën

23:36 | 09 Mars 2020

Një lajm aspak të mirë e ka marrë Maqedonia e Veriut para ndeshjes me Kosovën.

Njëri prej lojtarëve kryesorë të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është lënduar në ndeshjen e së dielës.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën faqja zyrtare e skuadrës së La Ligas spanjolle, Levante. Bardhi luajti 90 minuta në barazimin 1:1 me Granadan, por të hënën është bërë e ditur se ai ka pësuar lëndim.

“Bardhi ka pësuar ndrydhje të lehtë të kyçit të këmbës së djathtë. Në ditët në vijim do të dihet më shumë për lëndimin e tij”, ka njoftuar Levante.

24-vjeçari luan në krah por edhe në mes të fushës. Te Maqedonia e Veriut është prej bartësve të lojës. Maqedonia e Veriut më 26 mars e pret Kosovën në Shkup, në gjysmëfinale të plejofit për “Euro 2020”.

Mediat në Shkup kanë shkruar se me lëndimin e Bardhit janë shtuar telashet për përzgjedhësin Igor Angelovski. Të tjerë lojtarë të Maqedonisë kanë telashe me lëndime.

Komento: