Lajm shumë i keq për skuadrën e Bayernit

19:00 | 15 Maj 2020

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Bayernit.

Bayern Munich do të privohet nga mbrojtësi Niklas Süle, mesfushori francez Corentin Tolisso dhe sulmuesi brazilian Philippe Coutinho para rifillimit të kampionatit, kur Bayern takohet me Union Berlin të dielën.

Mesfushori spanjoll Javi Martinez është i pasigurt nëse do të luajë.

Bavarezët do të kthehen në fushë pas më shumë se dy muaj bllokimi për shkak të pandemisë koronavirus.

Ndeshja do të luhet në orën 18:00 pasditen e së dielës.

Trajneri Hansi Flick tashmë nuk mund të llogarit në shërbimet e Sule, Tolisso dhe Coutinho – dhe padyshim që këto mungesa mund ta bëjnë me kokëdhimbje.

Komento: