Lajm tronditës: Futbollisti i njohur gjerman diagnostifikohet me kancer

20:48 | 20 Gusht 2020

Futbollisti i njohur gjerman është diagnostifikuar me kancer.

Një lajm tronditës është raportuar nga mediat së fundi.

Bëhet fjalë për futbollistin legjendar, Mikael Balak i cili mësohet se është diagnostikuar me kancer.

Ka qenë e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka bërë publike këtë fakt me të vërtet tronditës.

Ish-mesfushori i Bajer Leverkuzen, Bajern Mynih, Çelsit, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, raportohet së i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit 44-vjeçar, ndodhi rreth një muaj më parë, teksa kërkonte një operacionin të domosdoshëm.

Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Balakun ka nisur një terapi e gjatë e i vështirë.

Komento: