Lajme të mira për inter, edhe një lojtar shërohet nga koronavirusi

15:35 | 19 Tetor 2020

Edhe një lojtar i Inter është shëruar nga koronavirusi.

Interi dhe Conte kanë marrë një lajm shumë të mirë këtë mëngjes, teksa mbrojtësi Alesandro Bastoni tashmë e ka kaluar përfundimisht koronavirusin.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram, mbrojtësi njofton se ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë radhazi dhe tashmë është gati për tu bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

Një lajm i mirë ky për zikaltërit, që do të kenë një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Borusia Moshengladbah, ku do të kërkojnë fitoren, për të rikthyer qetësinë në ekip, pas asaj humbje në derbi ndaj Milanit.

Komento: