Lajme të mira për Zidane, yjet e skuadrës rikthehen

23:48 | 27 Prill 2021

Ata po kthehen ndaj Chelseas në ndeshjen e dytë

Sergio Ramos, Valverde dhe Mendy do të kthehen të gjithë në ndeshjen e dytë kundër Chelsea.

Ndeshja e parë gjysëmfinale mes Real Madrid dhe Chelsea përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Në këtë ndeshje, u pa angazhimi i shumtë i kapitenit të ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, nga shkallët e stadiumit.

Tani, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane do të jetë edhe më e kompletuar në ndeshjen e dytë e cila zhvillohet më 5 maj, për arsye se do të rikthehen yjet e skuadrës.

Sergio Ramos, Valverde dhe Mendy do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, por përpara kësaj ‘Galaktikët’ do të luajnë ndaj Osasunas më 1 maj.

Komento: