
Është gjendur Egzona nga Komuna e Podujevës. Kështu ka konfirmuar vëllai i saj.
Ai tregoi se Egzona është lajmëruar dhe se është në gjendje shumë të mirë por se nuk ka treguar vendodhjen e saj.
Ai ka treguar se ka folur me motrën përmes rrjetit social Snapchat, duke thënë se ende nuk e di vendndodhjen e saj, por që ka treguar se është mirë me shëndet.
“Egzona është lajmëruar përmes qatij Snapchati që na ka shkruar më herët, na ka treguar se është mirë, vendodhjen nuk e dijmë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, Egzona i ka thënë vëllait se do të kujdeset ajo vet për fëmijë.
“Po normal që do të vazhdojë që të kujdesem për ta”, ka thënë shkurt ai.
Kujtojmë që ajo u largua nga shtëpia më datë 2 janar 2021 rreth orës 1:45 minuta pas mesnatës.

Atë natë 31-vjeçarja, në shtëpinë e vëllait, i la katër fëmijët e saj.