Lajmërohet Isa Mustafa, shpreh ngushëllime për vdekjen e veprimtarit të LDK-së

14:36 | 26 Korrik 2020

Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, iu ka shprehur ngushëllime familjes dhe strukturave të LDK-së, në Podujevë për vdekjen e veprimtarit Hazir Raçi

Mustafa në një telegram ngushëllimi ka deklaruar se vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, strukturat e LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarët.

Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë.

Telegrami i plotë:

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Hazir Raçi, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Raçi dhe strukturave të LDK-së, në Podujevë.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të LDK-së, Hazir Raçi.

Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, njeri i urtë e punëtor, me virtyte të larta njerëzore.

LDK-ja dhe gjithë Podujeva i është mirënjohëse për kontributin e tij në arsim, në LDK dhe për çështje kombëtare.

Ai me misionin e tij fisnik prej mësimdhënësit, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që ua dha dijen dhe edukimin.

Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, strukturat e LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarët.

Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Raçi, miqve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarëve.”

Komento: