Lajmërohet Martin Berishaj, mohon se padia e tij ndaj gazetarit slloven u hodh poshtë nga gjykata sllovene

19:46 | 13 Janar 2023

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se padia e tij kundër gazetarit slloven është refuzuar.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata e Qarkut në Lubjanë nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar.

Megjithatë, Berishaj nuk ka dhënë asnjë koment për akuzat ndaj tij.

Postimi i plotë i Berishajt në Facebook:

Shpifja nuk kalon!

Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar.

Komento: