Lajmërohet sërish Borrell, tregon çfarë ka ndodhur pas dështimit të marrëveshjes për targat!

21:07 | 21 Nëntor 2022

“E njoftova Stoltenbergun për rezultatin zhgënjyes të takimit, BE dhe NATO mbeten të koordinuara”

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e ka informuar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për “rezultatin zhgënjyes” të takimit të sotëm në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Edhe Borrell ka thënë se përshkallëzimet duhet të shmangen, derisa ka shtuar se BE dhe NATO mbeten të koordinuara.

“E informova Jens Stoltenberg për rezultatin zhgënjyes të takimit të sotëm të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE dhe NATO mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren. EULEX është duke e monitoruar situatën nga afër”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe, Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se janë të zhgënjyer për mos arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

“Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO_KFOF mbeten vigjilent”, ka shkruar ai në Tëitter.

Komento: