Lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës në rast se e shihni këtë person

15:15 | 28 Dhjetor 2021

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 27 vjeçarit, Fiton Spahiu nga Gjilani.

Ai kërkohet për veprat penale: Vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të tjera penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Gjilan, 28 dhjetor 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:

• Fiton Spahiu.

I lindur më: 01/07/1994, në Gjilan

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës se lëshuara nga Gjykata

Themelore në Gjilan:

• Vjedhje të rëndë

• Armëmbajtje pa leje

• Posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të tjera penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Komento: