LAJMI I FUNDIT: Futbollisti i Kosovës infektohet me koronavirus

13:21 | 17 Mars 2020

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19.

Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken.

Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit.

Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Komento: