Lajmi i fundit: Futbollisti i njohur preket nga koronavirusi, testi i tij rezultoi pozitiv

23:26 | 10 Mars 2020

Pas testimit të bërë, është njoftuar se lojtari i njohur është prekur nga koronavirusi.

Klubi i Serie C, Vis Pesaro, ka njoftuar se njëri prej futbollistëve të vet është prekur nga sëmundja ngjitëse, koronavirus, pasi testi i tij ka rezultuar pozitiv.

Klubi nga kategoria e tretë e futbollit italian njoftoi përmes një komunikate se njëri prej anëtarëve të skuadrës së vet është diagnostikuar me koronavirus, edhe pse nuk ka pasur asnjë simptomë.

Ende nuk është e qartë nëse klubi do ta izolojë tërë ekipin apo vetëm lojtarin e prekur me këtë sëmundje.

Serie C është pezulluar deri më 3 prill, për shkak të shpërthimit të koronavirusit i cili i ka infektuar 10 mijë persona në Itali deri tani.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 168 persona në Itali, duke e çuar totalin në 631.

Italia është vendi i goditur më së rëndi nga koronavirusi jashtë Kinës.

Komento: