LAJMI I FUNDIT: Goditët nga vetura, humb jetën një person

18:30 | 02 Janar 2019

Janë shpeshtuar aksidentet me fatalitet për këmbësorët.

Një këmbësor, 81 vjeçar, ka mbetur pa shenja jete në Shirokë të Suharekës pasi është goditur nga një veturë sot rreth orës 17:10.

Këtë e ka konfirmuar për Koha. net zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka bërë të ditur se viktima ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, derisa i dyshuari është arrestuar.

“Rreth orës 17:10 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Shirokë të Suharekës. Një këmbësor ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes pasi është goditur nga vetura, dhe humbjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari. Viktima është i lindur më 1938”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Komento: