
Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar greva e minatorëve të “Trepçës”.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar sindikalisti i Trepës Gani Osmani
Ai, ka thënë se është arritur marrëveshja me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në mesnatë dhe udhëheqësit të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike.
Greva e minatorëve ka zgjatur 10 ditë, ku kërkesat e tyre ishin që pagat t’iu dalin jo më larg se data 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore për minatorët./Front Online