Lajmi i fundit: Ndërron jetë anëtari Lidhjes Demokratike të Kosovës

16:35 | 20 Korrik 2020

Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëhet fjalë për Hamit Musën.

Lajmin për vdekjen e Musës e ka bërë të ditur deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sot Vushtrria e ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj.

“Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa. Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar”, ka shkruar ajo.

Komento: