Lajmi i fundit: Një person e therë veten me thikë para Qeverisë dhe Kuvendit

15:46 | 11 Korrik 2022

Një person e therë veten me thikë para Qeverisë dhe Kuvendit.

Një peson e ka therur me thikë veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i tha Gazetës Express se njësitet e policisë reaguan me shpejtësi.

“Me datë 11.07.2022. rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë Menjëher janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, tha ai.

Hoxha nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të personit.

“Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila poashtu ka arritur në vendin e ngjarjes. Lidhur me nivelin e lëndimeve të shkaktuara mund ti adresoheni autoriteteve kompetente shendetsore”, tha ai.

Policia është duke kryer hetime relevante lidhur me rastin.

Komento: