
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Serbinë – përmendet Kosova, kërkohen sanksione ndaj Rusisë.
Eurodeputetët kanë miratuar sot Rezolutën për Serbinë, e cila shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE), dhe Beogradi zyrtar bën thirrje për respektim urgjent të sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Përafrimi i Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) në rezolutën që u miratua sot është vendosur si një nga kushtet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane.
Raporti i raportuesit për Serbinë Vladimir Bilçik për Serbinë u mbështet nga 523 deputetë të Parlamentit Evropian, 78 ishin kundër dhe 34 abstenuan.
Rezoluta për Serbinë shpreh përkrahjen e Parlamentit Evropian për “anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë në BE”, por gjithashtu kujton se një perspektivë e besueshme e zgjerimit kërkon angazhim në reformat e nevojshme dhe respektimin e standardeve dhe vlerave evropiane, shkruan Beta, transmeton Klankosova.
Në raportin e këtij viti për Serbinë, Parlamenti Evropian, përveç sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën ka përfshirë edhe harmonizimin me sanksionet kundër Rusisë si një element kyç që duhet të përcaktojë përparimin e përgjithshëm të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.