LAjmi i fundit: Përfundon Takimi Kurti-Vuçiq, Borell pritet të tregojë rezultatin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAjmi i fundit: Përfundon Takimi Kurti-Vuçiq, Borell pritet të tregojë rezultatin

20:41 | 18 Mars 2023

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, Borell pritet të tregojë rezultatin.

Pas më shumë se 8 orëve negociata në Ohër, ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell pritet që të dalë në konferencë për media për të bërë të ditur rezultatin e bisedimeve në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se palët kanë ngecur tek puna e nënshkrimit.

Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim sot, derisa Vuçiq ka propozuar të nënshkruajë BE-ja si garanci për dy palët.

Komento: