LAJMI I FUNDIT: Pezullohet edhe La Liga, ja deri me cilën datë

12:43 | 12 Mars 2020

Pas Serie A sot është vendosur zyrtarisht që të pezullohet edhe La Liga.

Futbolli evropian është duke kaluar në një nga momentet më të vështira në historinë moderne.

Pas Serie A edhe La Liga ka vendosur që të ndërpresë garat për dy javët e ardhshme për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Federata Spanjolle ka vendosur që të gjitha nivelet e futbollit profesionist do të shtyhen.

Ndeshjet pritet të rikthehen pas dy javësh nëse nuk ka ndonjë vendim tjetër.

Komento: