Lajmi i fundit: Trajneri i njohur preket nga koronavirusi

22:57 | 16 Mars 2020

Trajneri i njohur është prekur nga koronavirusi.

Një tjetër trajner është infektuar me koronavirus.

Trajneri i njohur, që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo e dikur udhëhiqte Benfican, Jorge Jesus, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.
Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.

Vlen të përmendet se lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste.

Komento: