Lajmi i fundit: Vdes papritur legjenda e futbollit anglez

22:54 | 29 Prill 2020

Ka humbur jetën papritur legjenda e futbollit anglez.

Legjenda e Anglisë dhe ish mbrojtësi i Leeds United, Trevor Cherry, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Cherry i cili filloi karrierën në klubin e vendlindjes, Huddersfield, ishte edhe pjesë e Bradford, teksa regjistroi edhe 27 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë.

“Leeds United janë të tronditur dhe shumë të pikëlluar nga lajmet që legjenda e klubit Travor Cherry ka ndërruar jetë papritur në moshën 72 vjeçare”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Vdekja e Cherryt vjen në më pak se dy javë pas vdekjes së ish shokut të skuadrës, Norman Hunter.

Cherry te Leeds ishte transferuar në vitin 1972, dhe në 399 ndeshje ka shënuar 24 gola.

Komento: