Lajmi i fundit: Vdes trajneri i njohur

20:26 | 26 Mars 2020

Bota e futbollit është në zi, pasi ka humbur jetën trajneri shumë i njohur.

Franca ka humbur një ndër figurat më të mëdha.

Michel Hidalgo, fituesi i Euro 1984 me Francën ka vdekur sot në moshën 87 vjeçare.

Hidalgo ndërroi jetë katër ditë pas ditëlindjes së tij.

Michel Platini dhe Bruno Bellone kishin shënuar në fitoren e Francës 2-0 në finale kundër Spanjës në ‘Parc des Princes’, ku ‘Gjelat’ fituan një trofe të madh për herë të parë në histori.

Komento: