
Xhandarmëria serbe ka hyrw në territorin e Kosovës.
Forcat e xhandarmërisë serbe kanë hyrë edhe nëj herë në territorin e Kosovës.
Në një video të publikuar nga nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakpi shihen forcat e xhandarmërisë serbe para restoranit “Oxygen” në fshatin Karaçevë që gjendet në zonën kufitare.
“Tanimë po soset durimi. Provokime të tilla të Xhandarmërisë serbe veç po rriten. Kjo video tregon se si Xhandarmëria serbe kalon thellë në teritorin e Kosovës”, ka shkruar Jakupi.
Ai ka kërkuar nga gjitha organet përgjegjëse ta marrin me prioritet këtë shqetësim të kahmotshëm të banorëve të kësaj ane.