Lakuriqët po bartin lloje të tjera të koronavirusit, thotë shkencëtarja kineze

19:12 | 05 Dhjetor 2020

Shkencëtarja kineze pretendon se lakuriqët po bartin lloje të tjera të koronavirusit.

Shkencëtarja kineze Shi Zhengli, nga Instituti për Virologji në Wuhan ku kishte shpërthyer koronavirusi, ka paralajmëruar se në rajonet jugore dhe juglindore të Kinës, lakuriqët e natës po bartin lloje të tjera të COVID-19. Sipas tij, këto mund të barten edhe tek njerëzit.

Siç shkruan TheGurdian, Zhengli thotë se ekziston mundësia që virusë të tillë qarkullojnë edhe jashtë kufijve të Kinës.

“Duhet t’i hulumtojmë këta virusë edhe në vende tjera të Azisë, jo vetëm në Kinë”, ka deklaruar Zhengli e cila merret me studimin e koronavirusëve që e bartin lakuriqët e natës.

Komento: