Lamtumirë Arsenal, lojtari i njohur transferohet në Turqi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Arsenal, lojtari i njohur transferohet në Turqi

23:35 | 29 Gusht 2019

Mohamed Elneny është rrugës për t’u larguar në Arsenal.

Mesfushori egjiptian është afër për t’u huazuar për në Besiktas në Turqi.

Egjiptiani nuk është i preferuar në Emirates dhe ende as nuk është në listën e skuadrës për këtë sezon.

Ai pati vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2018-19, tetë prej tyre në Premier Ligë.

Unai Emery ka theksuar javën e kaluar që Elneny, bashkë me Shkodran Mustafin, janë gati për t’u larguar nga klubi dhe të gjejnë klubin e ri.

“Elneny dhe Mustafi e di situatën e tyre në skuadër”, tha Emery.

“Kam folur me të disa herë javën e kaluar edhe gjatë ndeshjeve para-sezonale. Mendoj se është pozitive që ata të largohen dhe të gjejnë një skuadër ku mund të jenë protagonist, ata mund të jenë të lumtur dhe ata mund të vazhdojnë në karrierën e tyre si lojtarë të mëdhenj. Ata janë lojtarë të mëdhenj”, kishte thënë Emery

Komento: