Lamtumirë Barcelonë, Manaj transferohet në Turqi

12:01 | 28 Shtator 2020

Rey Manaj drejt Turqisë, transferohet te Kasimpasa.

Futbollisti shqiptar, Rey Manaj, pritet të jetë lojtar i ri i Kasimpasas në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi turk, Transfer Postasi.

Manaj aktualisht është pjesë e ekipit të Barcelonës B, ku luajti për një sezon, por që nuk arriti të debuton në ekipin e parë.

Lojtari më parë ka qenë pjesë edhe e gjigantit italian, FC Inter.

Ndërsa, te Kasimpasa ai do të gjejë edhe dy futbollsitët e Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku.

Komento: