Lamtumirë Juventus, Dybala gjen ekipin e ri

14:21 | 23 Prill 2021

Dybala largohet nga Juventus mirëpo nuk lë Serie A-në.

Paulo Dybala këtë verë do të largohet nga skuadra e Juventusit për tu transferuar tek rivalët e Interit.

Sulmuesi i Zonjës së Vjetër ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe kjo verë pritet të jetë vendimtarja për të ardhmen e tij për shkak se interesimi i Interit është rritur ndjeshëm javët e fundit.

Beppe Marotta po punon për ta sjellë atë në Milano dhe një gjë e tillë nuk duket të jetë shumë e vështirë duke parë pozitën në të cilën gjendet ai tek Biankonerët.

Marrëdhëniet e këqija me Andrea Pirlon kanë bërë që argjentinasi mos të mendojë më për të qëndruar tek kampionët e Serie A dhe transferimi tek liderët e Scudetos do të jetë një plagë që do lërë gjurmë të thella.

Komento: