Lamtumirë Juventus! Dybala nga edicioni i ri do ta veshë këtë fanellë

17:54 | 19 Qershor 2021

Pas pushtimit të kampionatit spanjoll, Atletico Madrid është i gatshëm të bëjë hapa përpara edhe në Evropë.

Dëshira e Diego Simeones për të synuar gjithnjë e më lart konfirmohet nga kontaktet me Juventusin për të arritur te Paulo Dybala.

Për ta ulur koston e kartës, “Los Colchoneros” po mendon t’ua ofrojë italianëve Saul Niguezin.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, kjo do të ishte strategjia për të arritur te “Joya”.

Numri 10 bardhezi është ndër të preferuarit edhe të Allegrit që pas rikthimit në Torino kërkon një skuadër ambicioze e nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë dikë me cilësitë e 27-vjeçarit.

Komento: