Lamtumirë Lille, ja ku po transferohet Sanches – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Lille, ja ku po transferohet Sanches

17:06 | 14 Tetor 2021

Mesfushori i Portugalisë, Renato Sanches pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga Lille për të vazhduar karrierën në Angli.

Mediumet e huaja, kanë raportuar të enjten se Arsenali është favorit për transferimin e Sanchesit, pasi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij. Sanches po pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta dhe skuadra e Lillet është e gatshme ta lë të lirë mesfushorin 24-vjeçar.

“Nëse marrim një ofertë të mirë për Sanchesin, atëherë ai është i lirë të largohet”, ka thënë presidenti i Lillet, Olivier Letang.

Sanches iu bashkua Lillet në vitin 2019 nga Bayerni dhe me kampionin në fuqi të Francës, ka kontratë deri në vitin 2023. Ai së fundi është rikuperuar nga lëndimi dhe deri më tani, ka dy paraqitje për Lillen në Ligue 1.

Komento: