Lamtumirë Man City, Guardiola konfirmon largimin

23:33 | 25 Gusht 2021

Guardiola e konfirmon largimin nga Man City, synon të pushojë e më pas të drejtojë një Kombëtare.

Sezoni 2022/23 do të jetë i fundit për Pep Guardiolën në stolin e Manchester City.

Ai ka deklaruar se dëshiron të pushojë pas shtatë vitesh në Premierligë dhe më pas të drejtojë një Kombëtare.

Në edicionin 2022/23, Guardiola do t’i bëj shtatë vite në stolin e City.

“Hapi im i ardhshëm do të jetë drejtimi i një Kombëtareje, nëse do ta kem atë mundësi. Më duhet të bëj një pushim pas shtatë vitesh në Manchester City. Duhet të ndalem dhe të shikoj, të mësoj nga trajnerët e tjerë. Unë do të doja të stërvit në një Kampionat Evropian, një Copa América, një Kupë Bote”, deklaroi Pep.

Që nga viti 2009, kur mori drejtimin e Barcelonës, Guardiola ka pushuar vetëm një vit, kur u largua nga Barcelona dhe më pas mori drejtimin e Bayern Munich.

Komento: