Të hënën Donnarumma do t’i përfundojë testet mjekësore tek PSG.
Gianluigi Donnarumma do të jetë lojtar i PSG-së.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Gianluigi Donnarumma do të përfundojë testimet mjekësore ditën e hënë ku më pas do të zyrtarizohet si lojtar i Paris Saint Germain, transmeton lajmi net.
Donnarumma është në detyre me Kombëtaren e Italisë ku ka pasur paraqitje fantastike.
Ai do të arrijë në Paris si lojtar i lirë me parametër zero dhe do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare deri në vitin 2025.