Lamtumirë Milan, ja ku po transferohet Calhanogu

16:12 | 30 Dhjetor 2019

Skuadra e Leicester kërkoi informacione për Hakan Calhanoglu, i cili konsiderohet se nuk është i rëndësishëm nga Milani.

Lojtari turk preferon Bundesligën mbi Premier League.

Hakan Calhanoglu, është ndër zhgënjimet e shumta të këtij sezoni negativ për AC Milan. Duke marrë parasysh edhe numrin e fanellës, 10, e që ishte e arsyeshme të pritej diçka më shumë,përcjell ORAinfo.

Fatkeqësisht, mesfushori sulmues turk nuk po arrin ta vendosë veten te kuqezinjtë. Ndonjëherë ai arrin të luajë disa lojëra të mira, por ato janë pika të vetme në një det me shumë shfaqje negative.
Një keqardhje, sepse kur u mor në vitin 2017 nga Bayer Leverkusen të gjithë prisnin gjëra të mëdha nga ai./ORAinfo/

Komento: