Lamtumirë Milan, ylli i madh po transferohet në Turqi

08:25 | 23 Dhjetor 2019

Ricardo Rodriguez është jashtë projektit teknik të Stefano Pioli në AC Milan dhe ka të ngjarë të largohet nga kuqezinjtë gjatë janarit.

Ditët e fundit, ka pasur bisedime për interesin e Fenerbahce dhe pasi dëgjuan lajmet për negociatat e raportuara, tifozët e palës turke përgatitën një pankartë për mbrojtësin zviceran të cilin e shfaqën gjatë derbit të fituar kundër Besiktas, përcjell ORAinfo.

“Ricardo Rodriguez, ne jemi të çmendur për ju”, shkruhej në pankartë.

Mbrojtësi do të ishte një përforcim shumë i mirëpritur për tifozët e klubit me qendër në Stamboll. Për Rodriguez interesim kanë shafqur edhe disa ekipe nga Bundesliga gjermane. /ORAinfo/

Komento: