Lamtumirë Napoli, Gattuso merr drejtimin e gjigantit italian

19:19 | 24 Mars 2021

Gattuso merr drejtimin e gjigantit italian.

Lajm i bujshëm nga Italia, Gennaro Gattuso largohet nga Napoli, mirëpo jo nga Serie A.

Për Gennaro Gattuson ky do të jetë sezoni i fundit te Napoli. 43-vjeçari nuk ka marrëdhënie të mira me De Laurentiis.

Napoli renditen në pozitën e pestë në Serie A dhe Napoletanët janë ende në garë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Calcio Mercato, raporton se Gattuso pas largimit nga Napoli do ta merr drejtimin e Lazios.

Lotito do ta shkarkojë Inzaghin pas përfundimit të sezonit, pasiqë Lacialët rrezikojnë të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve.

Presidenti i Lazios e ka piketuar Gattuson si pasuesin ideal dhe për Rinon kjo do të jetë një tjetër sfidë e madhe.

Komento: