Lamtumirë Ozil, lojtari gjen ekipin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Ozil, lojtari gjen ekipin e ri

10:19 | 20 Dhjetor 2019

Ozil pritet të largohet në janar nga Arsenali.

Ylli gjerman, Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenali dhe mund të vendos të transferohen në Turqi me një marrëveshje të përkohshme.

Mesfushori kreativ i Arsenalit është i pakënaqur në Emiratet dhe ai më në fund mund të vendos të largohet nga Londra, fillimisht në një veprim huazimi.

Sipas gazetës turke Fotomac, një marrëveshje për të sjellë Ozilin në Turqi është “shumë afër”.

Ozil pritet të bashkohet me ekipin e madh turk Fenerbahce në afatin kalimtar të janarit.

Gjermani u bashkua me Arsenalin nga Real Madrid në vitin 2013 dhe ka luajtur mbi 200 herë për klubin në atë që ka qenë një marrëdhënie dashuri-urrejtje.

Destinacion tjetër i mundshëm për Ozilin është edhe Mayor League Soccer (MLS).

Komento: