Lamtumirë Pirlo, Juventus ka gati trajnerin e ri

15:25 | 23 Mars 2021

Pirlo bën gati valixhet, Juventus ka gati trajnerin e ri.

Andrea Pirlo bën gati valixhet, Andrea Agnelli ka gjetur trajnerin e ri.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo i ka ditët e numëruara te Zonja e Vjetër.

Juventus është eleminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa të dielën Biankonerët u turpëruan nga Benevento.

Mediat spanjolle raportojnë se Agnelli ka humbur durimin dhe dëshiron për trajner Julian Naglesmann.

Trajneri gjerman po bën një punë të shkëlqyeshme te Leipzigu dhe Agnelli e sheh si njeriun e duhur për ta rikthyer Juventusin në majat e futbollit europian.

Komento: