
Gjiganti anglez interesohet për James Rodriguezin.
Manchester City është duke u interesuar për transferimin e futbollistit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez, shkruan “Don Balon” të martën.
Raportohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola është i gatshëm të ofrojë Bernardo Silvan në shkëmbim për James Rodriguezin.

Kolumbiani Rodriguez po pritet të largohet nga Reali, pasi ai po llogaritet i tepërt te klubi madrilen.
Rodriguez 28-vjeçar këtë stinor i ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar një gol dhe asistuar dy të tjerë.