Lamtumirë Real, Marcelo befason me klubin e ri

11:31 | 25 Tetor 2021

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo ka vendosur që të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni, përcjellë “El Nacional” të hënën.

Marcelo tashmë vendimin ua ka kumtuar edhe zyrtarëve të klubit mardilen.

Ai iu ka bërë me dije se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon vitin tjetër dhe se do të largohet si lojtar i lirë nga Real Madridi.

33-vjeçari aktualisht është kapiten i Real Madridit, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit 2007 nga Fluminense.

Pas largimit nga Reali, Marcelo po planifikon të kthehet në Brazil për ta mbyllur karrierën si lojtar aktiv. Mësohet se ai tashmë është në negociata me skuadrën e Fluminenses, e cila është e gatshme ta rikthejë në radhët e veta.

Komento: