Lamtumirë Roma, Pedro transferohet të gjiganti nga Serie A

23:56 | 18 Gusht 2021

Sulmuesi Pedro Rodriguez duket se karrierën do ta vazhdojë te Lazio.

Pedro është i vendosur që të transferohet te skuadra e Lazios.

Sipas Sky Sport, futbollisti së shpejti do të finalizojë kalimin te ekipi i Maurizio Sarri si lojtar i lirë pasi aktualisht është pa kontratë.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me Lazion të vlefshme deri në qershor të vitit 2023, transmeton lajmi.

Ishte pikërisht Sarri ai që kërkonte me ngulm transferimin e sulmuesit dhe duket se dëshira e tij është plotësuar nga drejtuesit e klubit.

Spanjolli në të kaluarën kishte qenë pjesë e Barcelonës dhe Chelseas para se ti bashkohej Romës.

Komento: