
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot u lansuan tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit: udhëzuesi interaktiv për obligimet tatimore, kalkulatorët tatimorë si dhe vegla për raportimet online të evazionit tatimor.
Ministri i Avni Zogiani theksoi se digjitalizimi dhe zvogëlimi i barrës administrative janë disa nga prioritetet e tyre si ministri dhe se lidhur me këtë kanë digjitalizuar shumë shërbime.
“Prezantimi i këtyre veglave digjitale në ATK mundëson shërbime më të qasshme për qytetarët dhe i kontribuon reformimit të brendshëm të ATK – së”, deklaroi Zogiani.
Ndërsa, Drejtori në Zyrën për Rritje Ekonomike në USAID deklaroi se “ USAID do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë e Kosovës në projekte që synojnë rritjen ekonomike dhe se USAID-i vlerëson progresin e bërë për të përmirësuar procedurat drejt shërbimeve sa më efikase”.
Murtezaj shtoi se veglat digjitale të prezantuara sot rrisin kualitetin e shërbimeve të ofruara për qytetarët”. Ai gjithashtu falënderoi MFPT-në dhe USAID-in për përkrahjen e deritanishme.
Në pjesën e dytë të eventit pasoi një diskutim i hapur së bashku me panelistët nga bizneset dhe OJQ-të, me theks të veçantë tek digjitalizimi dhe ofrimi i shërbimeve tatimore sa më të lehta dhe efikase për qytetarët.