Laporta me letër befasuese për Piqué, Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberton

19:45 | 30 Korrik 2021

Laporta letër ‘senatorëve’: Piqué, Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto!

Klubi katalanas përpiqet t’i bindë ata për t’i ulur pagat e tyre, në masën 40% më të ulëta se sa sezoni i shkuar. Dhe nuk arrijnë sukses, kthimi i Messit fillon të komplikohet …

Laporta letër ‘senatorëve’: Piqué, Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto!

SPANJE – Kufiri i ri i problemeve për klubet e La Liga, janë pagat. Që kur Tebas kërkoi një ulje të pagave, si kusht për marrjen e lojtarëve të rinj, si Real Madridi ashtu edhe Barcelona, kanë filluar të reagojnë. Nuk është shumë befasuese lamtumira e Sergio Ramos apo e Varane, të cilët rëndonin shumë mbi arkën e ‘los blancos’.

Po Barça? Në këtë moment ‘blaugrana’ e ka lehtësuar veten e tyre nga… rreth pesëdhjetë milion në sezon, duke mos rinovuar Messin, por nëse katalanasit duan të nënshkruajnë një kontratë të re me ‘Pleshtin’ ata duhet të veprojnë.

Dhe ata po e bëjnë këtë në dy mënyra të ndryshme. E para, është të shesin disa lojtarë, si Umtiti, Coutinho dhe Griezmann, të cilët mund të garantojnë një kthim të mirë ekonomik në kasat e klubit katalan. E dyta, është që të bindë ata që nuk kanë treg për të rinegociuar pagat e tyre në shifra të larta.

Dhe siç shpjegon ‘El Periódico de Catalunya’, presidenti Laporta u ka shkruar një letër në dorën e tij katër senatorëve të Barcelonës. Gerard Piqué, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto, kanë marrë një kërkesë në të cilën propozohet një shkurtim të pagave deri në 40%, të paktën për sezonin e ardhshëm.

Diçka që padyshim nuk është mirëpritur nga ata, edhe sepse e kuptojnë se mund të jetë zgjidhja e vetme për të përballuar kthimin e Messit dhe lojtarëve të rinj, që janë afruar te Barcelona gjatë këtyre kohëve. Prandaj, senatorët duhet të vënë dorën në ndërgjegjen e tyre dhe të bëjnë një sakrifice për klubin ‘blaugrana’. Por a do të ngjasë kështu?

Komento: