Larg Barcelonës, ja ku pritet të transferohet Coutinho

23:13 | 24 Shtator 2021

Mesfushori brazilian Philippe Coutinho ka gjasa të kthehet në Premier League.

Bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me Coutinhon, të cilin po kërkon ta huazojë gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Te Tottenhami po e shohin Coutinhon si përforcim të duhur për mesfushën.

Coutinho nuk bën pjesë në planet e Barçës dhe këtë sezon ka regjistruar vetëm tri paraqitje në të gjitha garat.

Ai sezonin e shkuar ishte i huazuar te Bayerni kurse me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2023. Coutinho iu pat bashkuar Barcelonën në janar të vitit 2018 nga Liverpooli për 135 milionë euro.

Komento: